Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell: Izraeli po ecën përpara me veprime ushtarake pavarësisht vendimit të GJND-së

NULL NULL
27.05.2024 09:04
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell tha se Izraeli po vazhdon veprimet ushtarake në jug të Gazës, pavarësisht një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i kërkon vendit të ndalojë menjëherë këto veprime.

“Vendimi i kësaj gjykate duhet të zbatohet”, tha Borrell, duke shtuar se ai do të punojë drejt arritjes së një vendimi politik për nisjen e një misioni dedikuar të ndihmës kufitare të BE-së për kalimin kufitar Rafah, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, të premten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të përfundojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah.

lajme të ngjashme