Borrell: Është koha e duhur që të liberalizohen vizat për kosovarët NULL NULL 30.01.2020 13:45 30.01.2020 13:45 Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, tha se është në dorën e shteteve anëtare të BE-së liberalizimi i vizave për kosovarët. Por, ai tha se pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet është koha e duhur që të ndodhë ky proces i shumëpritur, njofton Klan Kosova. “Nuk mund t’ju premtoj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave sepse një vendim i tillë merret nga shtetet anëtare. Por mund të them se nga ana ime dhe nga Komisioni Europian që e përfaqësoj, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe është koha e duhur që të lëvizet dhe të përfundohet me pengesa teknike. “Nuk mund të premtoj po r mund të sigurojë që nga ana e Komisionit Europian ky vendim do të merret shumë shpejt për secilin shtet”. Borrell tha se BE e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe më tutje. “E dini shumë mirë që më shumë se 1 miliard euro nga investimi e BE-së janë dhënë dhe ja në kryer punë të mirë me ato të holla. Vetëm në sektorin e ndërtimtarisë dhe transportit janë investua 100 milionë euro”. “Jam i lumtur të them se do të investojmë edhe 75 milionë euro për të ulur emitimin e gazit dhe tymit që po vranë shumë qytetarë në Kosovë”.