Borrell: Aq para sa ia dhamë Ukrainës ndihma deri tash, ia japim Putinit çdo ditë për gazin NULL NULL 06.04.2022 13:56 06.04.2022 13:56 Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE ka blerë energji elektrike nga Rusia në vlerë 35 miliardë euro që nga fillimi i luftës dhe i ka dhënë 1 miliardë euro për ta financuar mbrojtjen e Ukrainës. Këto komente, Borrel i bëri në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, teksa i kërkoi Evropës të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të ndihmuar në përfundimin e luftës. “Duhet të vazhdojmë të armatosim Ukrainën. BE-ja ka premtuar 1 miliard ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe kjo mund të duket shumë, por 1 miliard euro ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë”. “Që nga fillimi i luftës i kemi dhënë 35 miliardë euro. Krahasojeni atë me 1 miliard euro që i kemi dhënë Ukrainës për armë”, ka thënë Borrell, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv. Borrell, komentet i bëri teksa Bashkimi Evropian është duke diskutuar rreth një pakoje të pestë të sanksioneve kundër Rusisë, që përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit në vlerë 4 miliardë uero. Çështja e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë u intensifikua pas pamjeve që bota pa nga Bucha dhe qytetet të tjera të Ukrainës, ku civilët janë vrarë, torturuar, përdhunuar e abuzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jahjaga: Derisa bota po shënon “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore”, ne po dështojmë 18 minuta më parë