Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bordi i Oscar-it mbledhje emergjente për Weinstein

NULL NULL
14.10.2017 19:04

Bordi udhëheqës i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, do të rishikoj anëtarësinë e Harvey Weinstein në një mbledhje emergjente.

Bordi prej 54 personave përbëhet nga aktorë, regjisorë dhe producentë, këtu duke përfshirë, Tom Cruise, Whoopi Goldberg dhe Steven Spielberg.

Kjo akademi e cila organizon Oscar-in, më parë i kishte quajtur veprimet e Weinstein “të neveritshme”.

Regjisori është akuzuar për ngacmime seksuale dhe përdhunim.

Weinstein, i cili besohet se është në Evropë në terapi, ka insistuar që të gjitha kontaktet seksuale ishin me miratim konsensual.

Forcat policore në Britani dhe SHBA kanë nisur hetimet për këto akuza.

lajme të ngjashme