Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik

NULL NULL
01.02.2026 21:18

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, policia ka apelur që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.

“Mbani distancë të sigurt nga mjeti përpara. Përdorni dritat në kushte të dukshmërisë së reduktuar. Shmangni manovrat e rrezikshme (parakalime të panevojshme, frenime të papritura). Sigurohuni që automjeti të jetë i pajisur dhe teknikisht i rregullt për kushte dimërore”.

“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në terren për monitorim dhe menaxhim të trafikut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për siguri të përbashkët. Udhëtoni me kujdes. Siguria juaj është prioriteti ynë”, ka thënë policia./Klankosova.tv

lajme të ngjashme