Bonner fajson iPhone-in për lëndimin NULL NULL 09.07.2015 22:00 09.07.2015 22:00 Matt Bonner, basktebollist i San Antonio Spurs ka fajësuar telefonin e tij, iPhone 6 Plus për dëmtimin në bërryl. Smartfonët me ekranë të mëdhenj vështirë përdoren me vetëm njërën dorë. Ky është ndoshta edhe fakti nga i cili u nis, Matt Bonner, basktebollist i San Antonio Spurs kur fajin për dëmtim të bërrylit gjatë sezonit 2014-15 ia la telefonit të tij, iPhone 6 Plus. Sipas tij, nevoja për tendosje për të shtypur “butona” të caktuar në ekran ka ndikuar në dëmtimin e tij në bërryl. Kjo teori e tij ende mbetet të vërtetohet, por trajneri i tij, Gregg Popovich ka treguar se lojtari ka pasur dhimbje bërryli nga luajtja e shpeshtë e një loje në telefonin e tij.