Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boniface habit me postimet e çuditshme, Werderi i kërkon sqarime

NULL NULL
24.09.2025 16:51

Kalojnë muajt, por problemet nuk largohen. Viti 2025 i Victor Boniface filloi keq dhe nuk po vazhdon aspak më mirë.

Sulmuesi, i cili këtë verë ishte shumë pranë Milanit, është thirrur për shpjegime nga drejtuesit e Werder Bremenit, klubi ku Leverkusen e ka dërguar me huazim në orët e fundit të merkatos. Nën akuzë janë disa postime të tij të paqarta.

Në ditët e fundit, Boniface ka publikuar disa mendime të vështira për t’u interpretuar në profilin e tij në Snapchat.

“Jeta është si një këpucë, nuk mund të pish një lopë sepse toka është një karotë. Nëse shpenzon para me shumë gra, nuk do të arrish asgjë në jetë. Gjej një ose dy dhe qetësohu. Tre gra maksimumi, ose nëse po kalon një periudhë të vështirë, katër janë të pranueshme.”

Këto postime alarmuan drejtuesit e Werderit, të cilët do t’i kërkojnë shpjegime. As Boniface, as klubi nuk duan të flasin publikisht për situatën.

Në janar, Al Nassr kishte ofruar 70 milionë për kartonin e Boniface, plus 15 milionë në vit për vetë lojtarin. Megjithatë, në fund arabët vendosën të marrin Jhon Durán.

Nga 70 milionët e janarit (çmim jashtë tregut), Leverkusen në fillim të verës e vendosi në shitje për 50 milionë plus bonuse. Por ofertat nuk iu afruan kurrë kërkesës.

Çmimi ra përsëri. Më pas erdhi oferta e papritur e Milanit, që dështoi për shkak të gjendjes fizike të paqëndrueshme të lojtarit. Pastaj ai u huazua falas te Werder. Aty gjërat nuk po shkojnë  mirë.

lajme të ngjashme