Bon Jovi përfundojnë albumin e ri NULL NULL 26.05.2016 11:21 26.05.2016 11:21 Bon Jovi ka ndarë disa lajme të mira me fansat e tij duke treguar se albumi i tij i ri “This House Is Not For Sale” ka përfunduar. Lajmi është bërë i ditur në Twitter ndërsa si duket për të festuar këtë lajm, është postuar edhe fotografia ku shihen Jon Bon Jovi, David Bryan, Tico Torres, Hugh McDonald, Phil X dhe producenti John Shanks në studio në qytetin e Neë Yorkut, transmeton Klan Kosova. Verën e kaluar është publikuar lajmi se Bon Jovi ka përfunduar kontratën me Mercury Records, gjë lideri i grupit, Jon Bon Jovi e ka quajtuar si “fundi i një epoke” derisa albumi i ri do të lansohet në bashkëpunim me Island/Universal Music Group.