“Bomba për film” e çon peshë Gjakovën NULL NULL 03.06.2025 09:17 03.06.2025 09:17 Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur të hënën në Gjakovë. Atje në stacionin e autobusëve, punëtorët e një kompanie të transportit ndërurban e kanë gjetur një çantë e cila dyshohet se ishte bombë. Menjëherë është njoftuar policia e cila e ka rrethuar vendin e ngjarjes. Lidhur me këtë rast, detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga kompania Kushtrimi N&M. “Është gjetur një çantë e cila është dyshuar se është bombë. Menjëherë është njoftuar policia e cila e ka rrethuar perimetrin e sigurisë në vendin e ngjarjes. Pas disa ekzaminimeve është konstatuar se aty nuk ka bombë”, thanë nga kjo kompani për Klankosova.tv. “Aty ka qenë një mjet i improvizuar sikur bombë, e cila do të shërbente për aktrim, domethënë xhirimin e ndonjë skene të filmit, teatrit apo diçka e ngjashme”. “Por, kompania nuk ka qenë e njoftuar fillimisht për këtë porosi, pra ai që e ka dërguar nuk ka njoftuar për këtë. Personi i cili e ka dërguar çantën nga stacioni i autobusëve në Prishtinë është identifikuar nga policia përmes kamerave dhe nuk e dimë se çka ka ndodhur me të”, theksuan nga kompania Kushtrimi N&M. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe prokurorinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./ Klankosova.tv.