Boksieri shqiptar shpallet kampion bote në IBO Mediterranean NULL NULL 11.02.2024 10:11 11.02.2024 10:11 Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, shpallet kampion bote në IBO Mediterranean. Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në kategorinë IBO Mediterranean. Ai e mposhti kundërshtarin Franck Mendy. Lufta u zhvillua në një ndeshje me dhjetë raunde. Meçi që u zhvillua në Londër u vendos në fund me pikë, pasi lufta ishte tejet e fortë. Për 26-vjeçarin, kjo ishte fitorja e 16-të në karrierë, gjashtë prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa e ka vetëm një humbje. Kështu boksieri shqiptar, bëri që Londra të vishet “Kuq e Zi”.