Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BMW prezanton konceptin e veturës “Skytop” (VIDEO)

NULL NULL
22.05.2024 19:27
BMW prezanton konceptin e veturës "Skytop"

Gjigandi gjerman i veturave BMW, shumë shpejt do ta lansojë konceptin e ri “Skytop”.

Prodhuesi njoftoi se ky koncept do të prezantohet në eventin e ardhshëm të konkursit të elegancës Villa d’Este.

Por, duket se është bërë një gabim, pasi që videoja e parë e kësaj veture u shpërnda në rrjete sociale disa ditë më parë.

Rreth kësaj veture nuk dihet shumë, por siç shkruan Carscoops spekulohet se ai mund të bazohet në bazat mekanike të BMW Series 8.

Ajo se çka mund të shihet në shikimin e parë se prodhuesi gjerman është ende në kërkim të një kombinimi fitues, kur bëhet fjalë për dizajnin e jashtëm.

Kësaj radhe duket se është bërë një hap prapa dhe pjesa e jashtme ka formë disi më konservatore, gjë që sigurisht do t’i kënaqë ata fansa të BMW-së të cilëve nuk u kanë lënë përshtypje zgjidhjet më të fundit të dizajnit.

“Skytop”, ka një pamje agresive, dukshëm sportive me drita të holla të përparme dhe të pasme, një vijë anësore elegante dhe një mbulesë të përparme dukshëm më diskrete në krahasim me modelet më të reja të prodhuesit bavarez.

Supozohet se ka një motor V8 nën kapak, dhe për momentin nuk dihet nëse një model serik do të rrjedhë nga koncepti.

lajme të ngjashme