Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken: Numri i civilëve të vrarë në Gaza është shumë i lartë

NULL NULL
09.01.2024 20:25

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se numri i përditshëm i civilëve të vrarë në Gaza, veçanërisht i fëmijëve, është shumë i lartë.

Ai thekson se 90 për qind e popullsisë së Gazës vazhdon të përballet me pasiguri akute ushqimore, dhe kjo ka pasoja të përjetshme për fëmijët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai thotë se vuri në dukje në takimet e sotme se ndihma më thelbësore duhet të lejohet në Gaza dhe duhet të ketë shpërndarje më efektive brenda Gazës.

Ai thotë se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet për të hequr pengesat dhe për ta lehtësuar këtë.

lajme të ngjashme