Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken: Izraeli ende nuk ia ka thënë ShBA-së datën e operacionit në Rafah

NULL NULL
09.04.2024 19:13
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Arkiv: Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Izraeli ende nuk i ka thënë ShBA-së datën e operacionit që është shpallur se do të zhvillohet në Rafah.

Ai është shprehur se presidenti amerikan ka qenë shumë i qartë për shqetësimet në lidhje me civilët në Rafah, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet tona, shqetësime e thella në lidhje me aftësinë e Izraelit për t’i larguar civilët nga rreziku”, ka thënë Blinken.

Blinken tutje tha se SHBA-ja po bisedon me Izraelin për ndonjë alternative në lidhje me zgjidhjet e problemit në Rafah, e që sipas tij duhet bërë në atë mënyrë që nuk rrezikon të pafajshmit.

lajme të ngjashme