Bletët numërojnë nga e majta në të djathtë, tregon studimi NULL NULL 27.10.2022 08:39 27.10.2022 08:39 Bletët renditin numrat në rritje nga e majta në të djathtë, ka treguar për herë të parë një studim, duke mbështetur teorinë e shumë debatuar se ky drejtim është i natyrshëm në të gjitha kafshët, përfshirë njerëzit. Hulumtimet perëndimore kanë zbuluar se edhe para se fëmijët të mësojnë të numërojnë, ata fillojnë të organizojnë sasi në rritje nga e majta në të djathtë në atë që quhet “vija e numrave mendor”. Megjithatë, drejtimi i kundërt është gjetur te njerëzit nga kulturat që përdorin një shkrim arab, që lexohet nga e djathta në të majtë. “Tema është ende duke u debatuar midis atyre që mendojnë se vija e numrave mendorë ka një karakter të lindur dhe atyre që thonë se është kulturor”, tha Martin Giurfa, një profesor në Qendrën Kërkimore mbi Njohjen e Kafshëve në Universitetin “Paul Sabatier”, në Francë. Kohët e fundit ka pasur prova që foshnjat e porsalindura dhe disa kafshë vertebrore, duke përfshirë primatët, i organizojnë numrat nga e majta në të djathtë. Giurfa drejtoi një studim, duke synuar të zbulojë nëse e njëjta gjë vlen edhe për insektet, nëpërmjet një eksperimenti mbi bletët, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv. “Tashmë është treguar se bletët janë në gjendje të numërojnë – të paktën deri në pesë”, tha Giurfa. “Ato gjithashtu përpunojnë informacionin ndryshe në dy hemisferat e trurit të tyre. Këtë tipar ata duket se e ndajnë me njerëzit dhe mendohet të jetë një arsye e mundshme për ekzistencën e “vijës numerike mendore”, tha Giurfa.