Blazers fitojnë në transfertë (VIDEO) NULL NULL 02.01.2018 09:06 02.01.2018 09:06 Portland Trail Blazers ka shënuar fitore si mysafir i Chicago Bulls, me rezultat 120-124. C.J. McCollum shkëlqeu për Portlandin me 32 pikë, bashkë me Al-Farouq Aminu-n dhe Evan Turner që shënuan 24, përkatësisht 22 pikë. Te Bulls, Kriss Dunn shënoi më së shumti pikë, gjithsej 22, ndërsa Nikola Mirotic pati 18 pikë e 10 kërcime.