Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blake Lively bëhet nënë për herë të tretë

NULL NULL
05.10.2019 19:00

Dhe bebja e bën familjen me pesë anëtarë!

Blake Lively ka lindur më herët gjatë kësaj vere duke u bërë kështu nënë për herë të tretë. Por, çifti i famshëm s’e kanë bërë publike ardhjen e foshnjes në jetë.

Një burim i afërt e ka konfirmuar për revistën Us Weekly se foshnja e Blake Lively dhe Ryan Reynolds është tashmë dymuajshe.

Aktorja 32 vjeçare e kishte zbuluar në muajin maj se ajo dhe aktori 42 vjeçar janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë në premierën e filmit “Pokémon Detective Pikachu” ku luan bashkëshorti i saj.

Lively kishte zgjedhur të vishte një fustan të verdhë që vinte në pah barkun e saj të fryrë.

Çifti – që janë martuar në vitin 2012 – janë prindër të dy vajzave James (4) dhe Inez (2).

Reynolds dhe Lively e kanë ndërtuar një jetë, larg Hollywoodit, në shtëpinë e tyre në Bedford të New Yorkut.

Aty, gjithë fokusi është familja. Aktori në një intervistë për revistën “People” kishte treguar se ai dhe bashkëshortja e tij nuk xhirojnë për filmat e tyre në të njëjtën kohë.

“Blake dhe unë nuk xhirojmë dhe punojmë për një film në të njëjtën kohë. Nëse ajo është duke xhiruar për një film në Tajlandë dhe unë jam duke xhiruar për filmin tim në Vancouver, ne nuk do ta shihnim njëri-tjetrin asnjëherë. Ne punojmë si një ekip dhe kjo në fakt është diçka që funksionon për ne”.

“Fëmijët rrinë me ne dhe familja qëndron së bashku – kjo është shtëpia. Nëse ne jemi në Spanjë, Utah ose New York, derisa jemi të gjitha bashkë, ne jemi në shtëpi”, kishte thënë Reynolds në këtë intervistë.

 

lajme të ngjashme