Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blackberry mund të mbyllë biznesin e telefonave

NULL NULL
11.10.2015 11:29

Është folur dhe shkruar shumë rreth fatit të biznesit të telefonave inteligjentë të BlackBerry-t. Para gati një dekade, kompania mbizotëronte tregun e telefonave, por, me daljen në treg të iPhone në vitin 2007, filloi edhe fati i keq për kompaninë.

Këto kohët e fundit kompania ka pasur probleme të shumta financiare. Shefi ekzekutiv i BlackBerry-t, John Chen, ka deklaruar se do të mbyllin biznesin e telefonave inteligjentë nëse nuk do të bëhet fitimprurës brenda një viti, shkruan Krokodili.al.

Chen e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të zhvilluar në Kaliforni. Ai theksoi se edhe nëse do të mbyllet biznesi i telefonave inteligjentë, kompania do të vazhdojë të ofrojë akoma sistemin e saj të lartë të sigurisë për pajisjet e tjera Android.

Kompania shpreson që telefoni inteligjent BlackBerry Priv, i pari me sistemin Android, ta ndihmojë të rimëkëmbet, duke qenë se ofron sistemin më të lartë të sigurisë dhe paketën e plotë të aplikacioneve dhe shërbimeve që janë në dispozicion tek telefonat inteligjentë Android.

lajme të ngjashme