Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi ia dorëzon postin e zëvendëskryeministrit të parë Konjufcës

NULL NULL
12.02.2026 16:56

Besnik Bislimi i ka dorëzuar detyrën e zëvendëskryeministrit të parë, pasuesit të tij në qeverinë e re, Glauk Konjufcës.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se Konjufcës i uroi suksese në këtë angazhim të ri, transmeton Klankosova.tv.

“Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës.  I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar”, ka shkruar ai.

lajme të ngjashme