Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bisedimet në Paris, Hamasit i dërgohet draft-propozimi për armëpushim

NULL NULL
27.02.2024 08:31

Një propozim për të shkëmbyer pengjet izraelite të mbajtur në Gaza me të burgosur palestinezë është dërguar në Hamas.

Kjo pason pas disa ditëve bisedime në Paris ku ishin të përfshirë përfaqësues nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, të cilët janë përpjekur të përshkruajnë formën bazë të një marrëveshjeje për një armëpushim të përkohshëm.

Propozimi përfshin një pauzë 40-ditore në të gjitha operacionet ushtarake dhe thotë se të gjitha gratë izraelite, fëmijët nën 19 vjeç, të moshuarit mbi 50 vjeç dhe pengjet e sëmurë duhet të lirohen në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë, ka thënë një burim i lartë për agjencinë e lajmeve Reuters, tr

Gjithashtu thuhet se Hamasi do të lirojë 40 pengje izraelitë, ndërsa Izraeli do të lirojë rreth 400 të burgosur palestinezë dhe nuk do t’i arrestojë përsëri.

Sipas propozimit, 500 kamionë ndihma do të lejohen në Gaza çdo ditë dhe mijëra tenda dhe karvanë do të dërgohen atje.

Kjo vjen pas komenteve të presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha të hënën se shpresonte se një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit mund të sigurohet “deri në fund të fundjavës”.

lajme të ngjashme