Binjakët ribashkohen pas 70 vjetësh (VIDEO) NULL NULL 16.09.2015 11:20 16.09.2015 11:20 Dy vëllezër binjak që menjëherë pas lindjes i kishin larguar nga njëri tjetri, janë takuar pas 70 vjetëve larg njëri tjetrit. Vëllezërit kanë lindur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe janë bashkuar fal Kryqit të Kuq, transmeton Klan Kosova. Nëna e tyre polake është dërguar me forcë në një kamp pune dhe të dy binjakët kanë lindur në Gjermani. Pas lindjes nëna e tyre ishte shumë e sëmurë dhe nuk kishte mundësi që të kujdesej për ta. George Skrzynecky dhe Lucian Poznanski, pas lindjes u dhanë për adoptim në familje të ndryshme dhe ata asnjëherë nuk e kanë ditur për ekzistencën e njëri – tjetrit. Por Poznanski e kuptoi që kishte një vëlla binjak kur po bëhej gati që të të hynte në ushtri. E Skryzynecky e kuptoi të vërtetën në dokumentet që gjeti kur ishte 17 vjeç. Fshehja e një gjëje të tillë e revoltoi shumë 17 vjeçarin kështu që ai iku për në Kaliforni që të fillonte një jetë të re dhe që nga ajo kohë ai nuk ka rreshtur së kërkuari vëllain e tij. Vëllezërit u bashkuan pas shtatë dekadash falë kërkimit nga Kryqi i Kuq. “Gjatë gjithë jetës time kam dëshiruar që ta njoh familjen time”, është shprehur Skryznecky. “Nuk do më interesonte as nëse do fitoja në llotari, unë thjesht doja që ta kisha vëllain përkrah”, tha Poznanski. Në dokumentet që më pas i zbuluan aktivistët e Kryqit të Kuq, kuptuan që nëna e binjakëve kishte kërkuar që të i’u kthehen fëmijët mirëpo asaj i kishin treguar që ata tashmë janë të adaptuar, dhe kthimi në Gjermani është i pamundur. Nëna e tyre nuk i pa kurrë fëmijët e saj dhe vdiq në vitin 1952. “Kur e kuptova gjithë historinë kam qarë për nënën time biologjike”, është shprehur Poznanski. “Është bërë një gabim dhe fëmijët u riatëdhesuan në Poloni pa e lajmëruar nënën e tyre”, shkruante në dokument. Por edhe pse jetuan gjithë jetën larg njëri – tjetrit, të dy vëllezërit janë të lumtur që arritën të njohin njëri-tjetrin. “Tashmë historia është mbyllur”. “Pjesa më e mirë është që ne më në fund jemi takuar pas vitesh të tëra që jetuam larg njëri-tjetrit”. “Nuk mund të ndërrohet ajo se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, është shprehur Skrzynecky.