Bima që kushton më shumë se ari NULL NULL 03.06.2015 16:53 03.06.2015 16:53 Në Iran prodhohet Shafrani, i cili kushton më shumë se gramët e metalit më të çmuar, arit. Mirëpo, eksportimi i tij është bllokuar për shkak të sanksioneve që arena ndërkombëtare i ka vënë Iranit për posedimin e armëve bërthamore. E njohur dhe e kërkuar shumë në botë, ajo zakonisht njihet si Ari i Kuq. Me 65 dollarë për gramë, Shafrani, mund të jetë më i kushtueshëm se metali i çmuar. Vlera e tij është mbajtur konstant e lartë, për shkak të punës së rëndë që kërkon përpunimi i tij, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Për të prodhuar një kilogram Shafran, nevojiten 200,000 rrënjë të mbledhura nga 70,000 mijë Crocus Sativa. Shafrani prodhohet në Iran, atje ku tradita e kultivimit të tij është afër 3000 vjet e vjetër. Ky vend prodhon 90% të të gjithë Shafranit në botë.. Kjo bimë kërkon kushte të veçanta të kultivimit dhe mund të përdoret në kuzhinë, kozmetikë dhe në mjekësinë tradicionale. Por ky biznes, ka hasur në vështirësi në vitet e fundit. Kjo për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, që i janë vënë Iranit për shkak të armëve bërthamore. Vendet si Europa, SHBA-të dhe Kanada i kane bllokuar eksportet e Safranit në vendet e tyre dhe kompanitë që eksportojnë bimën i kanë bllokuar nga sistemi financiar global. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Dushet me ujë të ftohtë nuk janë për të gjithë: Duhet t'i shmangni nëse vuani nga këto probleme 4 days