Billbordi “Liria ka emër”: Dorëzohet kallëzim penal kundër Kryetarit të Graçanicës (Dokument) NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Zëvendëskryesuesi i Kuvendin Komunal të Graçaniës, Granit Gashi, ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të kësaj komune, Sergjan Popoviq. Gashi këtë kallëzim penal e ka bazuar në deklaratat e Popoviq lidhur me billbordin “Liria ka emër” i vendosur në këtë qytezë, transmeton Klan Kosova. Sipas tij Popoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Kreu u komunës kishte deklaruar lidhur me sloganin: “Kush guxoi të vendostë një provokim të tillë në hyrje të një prej komunave më të mëdha serbe? Duhet të hetohet. Një shqetësim i veçantë është fakti që paneli u vendos vetëm disa dhjetëra metra nga shtëpitë e disa familjeve serbe që mbetën në qytetin minerar të Kishnicës. Edhe pa këtë ngjarje, ata janë të ekspozuar ndaj frikës së vazhdueshme për sigurinë e tyre”.