Bill Gates mund të bëhet trilioneri i parë i botës NULL NULL 01.02.2017 09:27 01.02.2017 09:27 Bill Gates tashmë është njeriu më i pasur i botës mirëpo në 25 vjet ai mund të jetë trilioneri i parë i botës. Themeluesi i Microsoft tashmë ka një pasuri prej 85 bilionë dollarësh sipas Forbes. Mirëpo nëse pasuria e Gates vazhdon të rritet, kur të jetë 88 vjeçar ai do të jetë trilioneri i parë në botë. Nëse Gate vazhdon ta rrisë pasurinë, ai do të jetë njeriu më i pasur i botës sërish edhe pasi të ketë dhënë me miliona nga pasuria e tij për bamirësi.