Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 13 mijë e 195 raste aktive NULL NULL 07.12.2020 08:26 07.12.2020 08:26 Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 42 mijë e 805 raste nga 152 mijë e 677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 106 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova. Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13 mijë e 195 raste. I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 28 mijë e 504 pacientë të shëruar. IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 19 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 683 pacientë.