Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës, aksidentohet për vdekje 52-vjeçari në Suharekë NULL NULL 21.07.2026 12:56 21.07.2026 12:56 Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:06. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Automjeti drejtohej nga B.U., 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë. Si pasojë e vetaksidentit, ai pësoi lëndime të rënda trupore. Pavarësisht se mori trajtim mjekësor, 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Ky është një tjetër rast fatal në trafik, në një periudhë kur Kosova po përballet me një numër shqetësues aksidentesh me pasojë vdekjen. Vetëm në pak ditët e fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, duke ngritur alarmin për sigurinë në trafik. /Klankosova.tv Gjashtë jetë të humbura në pak ditë, eksperti ngre alarmin për sigurinë rrugore (VIDEO)