Galatasaray pas mbrojtësit Bremer, Juventusi mendon për Tomorin dhe Todibon NULL NULL 21.07.2026 16:44 21.07.2026 16:44 Galatasaray nuk ka hequr dorë nga Gleison Bremer. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi turk ka rikthyer ofensivën për mbrojtësin brazilian të Juventusit, duke i ofruar një pagë prej 8 milionë eurosh neto në sezon. Ndërkohë, Bremer ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare dhe po e shqyrton me kujdes ofertën, transmeton Klankosova.tv. Te Juventusi mbeten të bindur se 29-vjeçari do të zgjedhë të vazhdojë karrierën në Torino, megjithatë drejtuesit bardhezi kanë nisur të mendojnë edhe për skenarët alternativë. Në rast se braziliani vendos të largohet gjatë kësaj vere, Juventusi ka identifikuar dy emra për ta zëvendësuar: Fikayo Tomori i Milanit dhe Jean-Clair Todibo, të cilët konsiderohen si opsionet kryesore për të përforcuar repartin defensiv.