Big Brother VIP Kosova nuk do të transmetohet live në YouTube NULL NULL 05.12.2025 18:27 05.12.2025 18:27 Big Brother Vip Kosova ka njoftuar se as Prime i sontëm nuk do të transmetohet live në Youtube. “BBVK njofton se edicioni i këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova nuk do të jetë i disponueshëm për transmetim LIVE në YouTube. Megjithatë, mund ta ndiqni emisionin në platformat e tjera të licencuara si më poshtë”, shkruhet në njoftim. BBVK dhe Klan Kosova mund t’i ndiqni në: Kosovë: Artmotion, Kujtesa; Shqipëri: DigitAlb, Tring; Evropë: NimiTV dhe Amerikë dhe Kanadë: TV ALB. /Klankoosova.tv