Bienalja, lidhi me botën artistët shqiptarë (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 29.10.2022 18:38 nga Valdrin Ibishi 29.10.2022 18:38 “Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin”. Me këtë punim artisti, Petrit Halilaj, u prezantua në festivalin ndërkombëtar Manifesta, që këtë u mbajt në Prishtinë. Sipas Halilajt, frymëzim për të u bë një 12-vjeçare, me një poezi që kishte shkruar në shkollë. Bienalja e 14-të u dha një mundësi të mirë artistëve të rinj, për ta prezantuar punën e tyre. Një gjë të tillë së bashku me kolegë e bëri Blerta Hashani, studente në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. “Pjesëmarrja në Manifesta është një hap i rëndësishëm, duke pas parasysh që udhëton në Evropë”, tha Hashani. Mënyra e të qasurit në art, transformimi i hapësirave publike, audienca vendore dhe ndërkombëtare, aktivizimi i aseteve kulturore në funksion janë disa prej efekteve që po vlerësohet se i sollën vëmendje të madhe Prishtinës. Të dielën e 30 tetorit është dita e fundit e këtij festivali në Prishtinë, e që mbahet çdo dy vjet në qytete të ndryshme të Evropës.