Bien në pranga hajnat e Fushë Kosovës NULL NULL 30.06.2026 09:15 30.06.2026 09:15 Foto Ilustrim Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve. Sipas raportit policor, dy prej të arrestuarve, shtetas kosovarë, dyshohen se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme gjatë periudhës 23-29 qershor 2026, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, i dyshuari i tretë dyshohet se ka pranuar sendet e vjedhura. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit për kryerjen e vjedhjeve janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar për pranimin e sendeve të vjedhura është liruar në procedurë të rregullt. Janë arrestuar tre të dyshuar mashkuj kosovarë, pasi dy nga të dyshuarit kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa njëri nga të dyshuarit kishte pranuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.”