Bie Nvidia, Microsoft kthehet si firma më e vlefshme NULL NULL 21.06.2024 11:29 21.06.2024 11:29 Rënie e Nvidia ka bërë që kompania më e vlefshme në botë të pozicionohet Microsoft, pasi çmimi i aksionit të saj ra me më shumë se 3.5% të enjten. Gjigandi i çipave të inteligjencës artificiale (AI) mbajti për pak kohë vendin e parë nga e marta, me një vlerësim të tregut të aksioneve prej 3.34 trilion dollarë. Por aksionet e Nvidia ranë në 130.78 dollarë të enjten, duke e çuar vlerën e saj në rreth 3.22 trilion dollarë, me Microsoft që rimerrte titullin pasi e mbajti të qëndrueshme në më shumë se 3.3 trilion dollarë. Rritja e Nvidia është nxitur nga dominimi i saj i asaj që analistët e quajnë “ari ose nafta e re në sektorin e teknologjisë” – çipat që fuqizojnë AI, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Nvidia, Microsoft dhe Apple – secila me vlerë më shumë se 3 trilion dollarë – janë në një garë për të qenë kompania më e vlefshme në botë.