Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bie nga lartësia e kantierit, humb jetën një punëtor në Tiranë

NULL NULL
11.08.2025 11:36

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në kantierin ku punonte.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios, ku shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, ka humbur jetën në vendin e punës.

Policia e Tiranës njofton se Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

lajme të ngjashme