Bie nën 200 numri i të hospitalizuarve me COVID-19 NULL NULL 02.10.2021 11:23 02.10.2021 11:23 Ka rënë nën 200, numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Nga raportimet e sotme rezulton se në tërë ShSKUK-në, ka të shtrirë 192 pacientë që po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19. 136 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, kurse 21 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 41 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 17 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë Spitali i Prizrenit, 7 pacientë Spitali i Gjakovës, 18 pacientë Spitali i Pejës, 34 pacientë Spitali i Gjilanit, 11 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë Spitali i Ferizajt, 18 pacientë