Bie çmimi i naftës së papërpunuar në bursën ndërkombëtare NULL NULL 06.07.2022 20:00 06.07.2022 20:00 Çmimet botërore të naftës u ulën sot, nga frika se një recesion i mundshëm do të ulë kërkesën, me naftën bruto Brent që ra nën 98 euro për fuçi (158 litra). Kontrata standarde për naftën e papërpunuar në Evropë, ‘Brent North Sea’, uli çmimin për 3.3 përqind, në 97 euro për fuçi, në marrëveshjet e mesditës, ndërsa homologu i naftës amerikane, WTI, ra gjithashtu për 3.3 përqind, në 94 euro. Çmimet tashmë kishin rënë të martën nga shqetësimi se një ngadalësim i ekonomisë globale do të zvogëlojë kërkesën për produkte të naftës, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.