Bie çmimi i naftës pas arrestimit të Maduros nga ShBA NULL NULL 05.01.2026 11:12 05.01.2026 11:12 Çmimi i naftës ka rënë këtë mëngjes, ndërsa tregtarët po peshojnë ngjarjet në Venezuelë. Nafta e papërpunuar Brent, referenca ndërkombëtare, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi, sipas “The Guardian“, transmeton Klankosova.tv. Donald Trump i ka vënë rezervat e naftës së Venezuelës në qendër të planit të tij për ndryshimin e regjimit në vend, duke sugjeruar se kompanitë amerikane të naftës do të shpenzojnë miliarda dollarë për infrastrukturën e saj. Megjithatë, analistët theksojnë se mund të duhen vite para se të ketë një rritje domethënëse në eksportet e naftës së Venezuelës.