Bideni i uron fitoren presidentes së re të Meksikës NULL NULL 04.06.2024 17:22 04.06.2024 17:22 Arkiv: Presidenti amerikan, Joe Biden Presidenti amerikan Joe Biden, uroi Claudia Sheinbaum për fitoren e saj historike presidenciale si gruaja e parë e Meksikës që drejton qeverinë e vendit. “Mezi pres të punoj ngushtë me presidentin e zgjedhur Sheinbaum në frymën e partneritetit dhe miqësisë që pasqyron lidhjet e qëndrueshme midis dy vendeve tona,” tha ai në një deklaratë të hënën. “Shpreha angazhimin tonë për të avancuar vlerat dhe interesat e të dy kombeve tona në dobi të popujve tanë”, shtoi Biden, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.