Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bideni e quan Putinin “Bir k..ve”

NULL NULL
22.02.2024 10:38
Putin dhe Biden
Vladimir Putin dhe Joe Biden u takuan për herë të fundit në Gjenevë në vitin 2021. Foto: Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, e ka quajtur Putinin një “SOB të çmendur”, që në anglisht i bie “Son of the bitch” apo “Bir k..ve” në shqip.

Kjo ka ndodhur gjatë një aksioni për mbledhjen e fondeve në San Francisko.

Ai paralajmëroi se ekziston gjithmonë kërcënimi i konfliktit bërthamor, por se kërcënimi ekzistencial për njerëzimin mbetet klima.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial. Është klima. Ne kemi një SOB të çmendur si ai djali, Putini, dhe të tjerët dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, i tha Bideni një grupi donatorësh.

Termin “SOB” nuk është hera e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e përdorë.

Në janar 2022, ai u kap në mikrofon duke përdorur të njëjtin term ndaj një gazetari të Shtëpisë së Bardhë të Fox News, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Presidenti amerikan shihet shpesh duke dalë jashtë protokollit gjatë mbledhjeve të fondeve zgjedhore.

Në muajt e fundit ka folur për qeverinë kineze, Partinë Republikane dhe aleatin e ShBA-së, Izraelin për bombardimet e tij në Rripin e Gazës.

Sulmet verbale të Bidenit kundër presidentit rus, janë intensifikuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë edhe gjatë fushatës.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA fajësoi Putinin dhe “banditët e tij” për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Nalvanyt ishte pasojë e diçkaje që bën Putini dhe banditët e tij”, tha Bideni në Shtëpinë e Bardhë pasi zyrtarët rusë të burgut njoftuan se Navalny kishte vdekur.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalnyt dhe tha se pretendimet perëndimore se Putini ishte përgjegjës janë të papranueshme.

Presidenti i ShBA-së dhe ai i Rusisë, mbeten thellësisht në mosmarrëveshje rreth pushtimit rus të Ukrainës dy vjet më parë, për të cilin Rusia është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.

Reagimet e Bidenit kanë sjellë një ftohje të mëtejshme në marrëdhëniet tashmë të hidhura ShBA-Rusi.

lajme të ngjashme