Bideni e quajti Putinin “bir ku*ve”, reagon Kremlini: Po tenton të shitet si “kauboj hollivudian” NULL NULL 22.02.2024 12:04 22.02.2024 12:04 Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin. Foto: Skynews Presidenti i ShBA-së e quajti homologun e tij rus “bir ku*ve”. Gjatë një ngjarje në San Francisko, presidenti Joe Biden përdori gjuhë të ashpër ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa diskutonte për efektet e ndryshimit të klimës. I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov. “A e ka përdorur zotëri Putin një fjalë të vetme të rëndë për t’ju adresuar juve? Kjo s’ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën”. Ai më pas e quajti atë një “përpjekje të dobët” për të tingëlluar si një “kauboj hollivudian”, dhe shtoi: “Ky është një turp për vetë vendin, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara”. Bideni e quan Putinin “Bir k..ve”