Bideni e kundërshton fuqishëm kërkesën për urdhërarrest ndaj liderëve izraelitë NULL NULL 20.05.2024 19:18 20.05.2024 19:18 Arkiv: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndet presidentin Joe Biden pas mbërritjes së tij në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit më 18 tetor 2023. Foto: AP Presidenti amerikan, Joe Biden ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhërarreste kundër liderëve izraelitë. Njeriu më i pushtetshëm i Amerikës, këtë kërkesë të prokurorit e quajti “të egër”. “Më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – mes Izraelit dhe Hamasit”, shkroi presidenti. “Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, shtoi Biden, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kërkohet urdhërarresti për Netanyahun, akuzohet për krime lufte në Gaza