Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden në moshën 80-vjeçare rikandidon për president të SHBA-së (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 25.04.2023 20:38

Momentet kaotike të zgjedhjes president, me tym e përleshje ua kujtoi edhe një herë amerikanëve.

Me këtë video tre minutëshe, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i përshkroi republikanët si ekstremistë teksa zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet e 2024-ës edhe për një mandat katër vjeçar.

Materiali promovues, me sloganin “Le ta çojmë punën deri në fund”, shfaqi atë, duke u zotuar për të drejtat e çdo qytetari në SHBA.

“Çdo gjeneratë e amerikanëve është përballur me një moment kur janë dashur të mbrojnë demokracinë, të ngrihen për të drejtat e tyre personale, të ngrihen për të drejtat e votimit dhe të drejtat civile. Ky është momenti ynë”, tha Biden.

Por, para kësaj 80-vjeçari që është edhe presidenti më i moshuar në histori amerikane do të përballet me një garë për të fituar nominimin e demokratëve.

Si kundër-kandidat për zgjedhjet presidenciale brenda partisë e ka shkrimtaren, Marianne Williamson dhe nipin e ish-presidentit amerikan, John F.Kennedy.

Nga ana tjetër edhe Republikanët kanë zyrtarizuar disa nga kandidaturat e tyre.

Ish presidenti, Donald Trump do t’i hyjë garës partiake me Nikki Haley, ish-guvernatorin e Karolinës së Jugu, multimilionerin, Vivek Ramaswamy dhe ish-guvernatorin i Arknsasit, Asa Hutchinson.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme