Biden: Është e rrezikshme të thuash se gjyqi i Trumpit ishte i manipuluar NULL NULL 31.05.2024 20:29 31.05.2024 20:29 Presidenti amerikan, Joe Biden Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ish-presidenti, Donald Trump ka mundësinë të apelojë vendimin në gjyqin e tij kriminal të Nju Jorkut për ‘heshtje’ parash. “Tani atij do t’i jepet mundësia, ashtu siç duhet, për të apeluar atë vendim ashtu si gjithë të tjerët e kanë këtë mundësi. Kështu funksionon sistemi amerikan i drejtësisë”, tha Biden, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Biden tha, “është e pamatur, është e rrezikshme, është e papërgjegjshme që dikush të thotë se kjo ishte e manipuluar vetëm sepse nuk i pëlqen verdikti”.