Biden do të shkojë në Izrael dhe Jordani pas rritjes së shqetësimeve për përhapjen e konfliktit Izrael-Hamas NULL NULL 17.10.2023 08:39 17.10.2023 08:39 Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë për në Izrael dhe në Jordani të mërkurën për t’u takuar me lidershipin izraelit dhe atë arab, pasi shqetësimet rriten se lufta Izrael-Hamas mund të zgjerohet në një konflikt më të madh rajonal. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi udhëtimin e Bidenit në Izrael pasi situata humanitare në Rripin e Gazës po bëhet më e rëndë dhe ndërsa Izraeli përgatitet për një sulm të mundshëm tokësor në territorin prej 365 kilometra katrorë për të çrrënjosur Hamasin, militantët përgjegjës për atë që zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thonë se ishte sulmi më vdekjeprurës kundër hebrenjve që nga Holokausti, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Biden po kërkon të dërgojë mesazhin më të fortë se SHBA-ja qëndron pas Izraelit. Administrata e tij demokratike ka premtuar mbështetje ushtarake, duke dërguar transportues dhe ndihmë amerikane në rajon. Zyrtarët kanë thënë se do t’i kërkojnë Kongresit mbi 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë si për Izraelin ashtu edhe për Ukrainën, e cila po lufton pushtimin e Rusisë.