Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden dhe emiri i Katarit diskutojnë situatën e pengjeve

NULL NULL
13.11.2023 08:44
Joe Biden dhe emiri i Katarit

Presidenti amerikan, Joe Biden foli dje me Emirin, Sheikh Tamim bin Hamad al Thani të Katarit për zhvillimet në Gaza dhe “përpjekjet urgjente të vazhdueshme” për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga grupi militant Hamas, tha Shtëpia e Bardhë.

Zoti Biden “pa mëdyshje” dënoi mbajtjen e pengjeve nga Hamasi, duke përfshirë shumë fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve është një shtetas amerikan trevjeçar, prindërit e të cilit u vranë nga grupi terrorist më 7 tetor, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Katari është ndërmjetësi kryesor në negociatat e pengjeve, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord që të gjithë pengjet duhet të lirohen pa vonesë të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar, shefi i CIA-s dhe kreu i Agjencisë së Inteligjencës Izraelite, Mossad, ishin në Katar ku takuan kryeministrin e vendit dhe zyrtarë të tjerë.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë nuk përmendi një armëpushim, duke thënë se liderët folën për nevojën “për të mbrojtur civilët e pafajshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rritur fluksin e ndihmës humanitare në Gaza”.

 

lajme të ngjashme