Biblioteka Kombëtare rol të veçantë në kulturën e vendit NULL NULL 24.03.2016 15:18 24.03.2016 15:18 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ku është takuar me drejtorin, Fazli Gajraku, dhe me Këshillin Drejtues. Drejtuesit i këtij institucioni e njoftuan ministrin me programin e këtij institucioni, me aktivitet e sivjetshme, si ato të brendshme, po ashtu ato që lidhen me Kalendarin e Përbashkët Kulturore me Shqipërinë, dhe sidomos me përpjekjet e vazhdueshme që po bënë ky institucion për të thelluar bashkëpunim ndërkombëtar, në funksion të promovimit dhe afirmimit të mëtejmë të kulturës dhe librit shqip. Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për digjitalizimin e BK-së dhe rrjetit të bibliotekave nëpër Kosovë, dhe nevojën që ka ky institucion për avancime profesionale dhe për trajnimin të stafit. Shala u informua edhe rreth procesit të investimeve që janë bërë në këtë institucion, dhe veçmas u bisedua për përgatitjen e projektit për renovimin e tërësishëm të këtij institucioni vitin e ardhshëm. Ministri i Kulturës, drejtuesve të këtij institucioni u premtoi mbështetje dhe bashkëpunim për tejkalimin e sfidave. Ai u shpreh se roli i bibliotekave në kulturën e një vendi është fondamental, ndaj edhe kërkohet që të punohet edhe më tej në avancimin e rolit të saj në shoqëri, transmeton Klan Kosova.