Biblioteka Kombëtare mbush 72 vjet NULL NULL 25.11.2016 09:49 25.11.2016 09:49 Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” sot shënon 72 vjetorin e themelimit. Me këtë rast drejtuesit e saj kanë organizuar një manifestim që do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Bibliotekës. 25 nëntori i këtij viti shënon edhe 100 vjetorin e lindjes së poetit Esat Mekuli andaj manifestimi festiv do të përcillet edhe me hapjen e ekspozitës “Esat Mekuli 1916 – 2016”. Zyrtarja për informim e Bibliotekës Gresa Maliqi ka thënë për Klan Kosova se ky institucion përmbyll këtë vit me shumë aktivitete e organizime që ka pasur. Ndërkaq vitin e ardhshëm një nga projektet e rëndësishme është digjitalizimi i Bibliotekës I cili kushton rreth 60 mijë euro. E përpos kësaj pritet që vitin e ardhshëm të bëhen edhe renovime në hapësirat e këtij institucioni, transmeton Klan Kosova.