Bezzecchi triumfon në pistën e Le Mas në Francë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bezzecchi triumfon në pistën e Le Mas në Francë

NULL NULL
14.05.2023 16:20

MotoGP festoi Grand Prixin e saj të 1000-të me një garë kaotike me 27 xhiro të dielën në Le Mas të Francës, ku vetëm 13 garues e përfunduan garën, pasi Bagnaia, Maverick Vinales dhe Marc Marquez u rrëzuan të gjithë.

Marco Bezzecchi e mori primatin në xhiron e 11-të pasi e parakaloi Jack Millerin dhe vazhdoi të dominojë deri në fund duke triumfuar.

Një përplasje e vonë për Marquezin teksa po luftonte me Jorge Martin të Pramacit, e la atë jashtë garës gjithashtu.

Bagnaia e përfundoi garën në xhiron e pestë në një përplasje me Vinales ndërsa ata u shtynë për vendin e tretë.

Ndërsa vendin e tretë në podium e siguroi francezi Johann Zarco. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme