Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 23.11.2022 20:29

Erdhën nga Amerika me vetë dëshirë.

Por, 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes duhet edhe të betohen që me përkushtim do të shërbejnë në shkolla e institucionet e tjera të Kosovës në dy vjetët e ardhshme.

Ceremonia u mbajt të mërkurën në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vlerat amerikane që ata do t’i transmetojnë në Kosovë, presidentja Osmani tha se janë të përbashkëta.

“Nga lajmet e ditëve të fundit me siguri e dini që kjo është një periudhë e zënë për zyrat tona, por kur përmendet Korpusi i Paqes me padurim vijmë këtu për të shprehur kënaqësinë tonë për punën tuaj”, tha Osmani, njofton KlanKosova.tv

Krah Osmanit ishte planifikuar të jetë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, por meqë ai s’shkoi  urimet e tij i përcolli zëvendës-shefja e misionit të SHBA-së në Kosovë.

Në këtë ceremoni u tha se në plan janë shumë projekte nëpër shkollat e Kosovës për çka mbështetje premtoi edhe Ministria e Arsimit.

lajme të ngjashme