Beteja e Morinës: 25 vjet nga thyerja e korridorit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 07.07.2023 20:29 nga Qendresa Sinani 07.07.2023 20:29 Janë bërë 25 vjet që nga zhvillimi i njërës nga betejat e para të luftës në Kosovë. Më 7 korrik 1998 në fshatin më të afërt me kufirin me Shqipërinë, në Morinë ranë 6 dëshmorë. Por, më keq e pësuan armiqtë që pësuan humbje të mëdha nga kjo betejë që kishte për qëllim prishjen e korridorit përmes së cilës furnizoheshin me armë ushtarakët kosovarë. Familjarët e luftarakëve thanë se në këtë ditë zakonisht ndjejnë dhimbje e krenari. Por, kësaj radhe të njëjtit kanë edhe zhgënjim, njofton Klan Kosova. Kjo pasi të njëjtit thanë se kanë bërë ftesa zyrtare në presidencë e qeveri që dikush nga ta të jetë pjesëmarrës në homazhe nëpër përvjetorë, por sipas tyre një gjë e tillë nuk ndodhi ende. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.