Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besimi te letërsia e Kadaresë, i ngjashëm si besimi tek hyjnia

NULL NULL
28.01.2016 18:18

Bujar Hudhri, botuesi i veprave të Ismail Kadaresë vjen sot në ’80- vjetorin e lindjes së shkrimtarit në një rrëfim mbi raportin mes tyre…Takimi i parë me shkrimtarin në nëntor të 1995-s dhe dy dekadat me të…

Takimi mes tyre ka ndodhur shumë kohë më parë, se nëntori i vitit 1995, kur i shoqëruar nga vëllai i tij, studiuesi i artit, Ferid Hudhri, i propozoi të ishte botuesi i veprës së tij.

Duhet të ketë ndodhur diku në klasën e tretë fillore kur me kureshtjen e një fëmije që kishte zbuluar magjinë e leximit, mbylli faqet e fundit të romanit “Gjenerali…”.

Ky lexim do të ishte më shumë se një zbulim në jetën e Bujar Hudhrit, që gjithnjë do të kërkonte në librari libra të këtij autori. Do të ishin shumë takime përmes faqe librash, deri atë çast nëntori, ku duke besuar te forca që të japin rreshtat mori mbi supe një sfidë jo të lehtë biznesi, gjë që mund ta bëjnë vetëm ëndërrimtarët.

Në më shumë se dy dekada, Bujar Hudhri ka krijuar fizionominë e një botuesi sqimatar dhe kjo jo vetëm për sa u përket librave të Kadaresë. Martin Camaj, Lasgush Poradeci, apo autorë të tjerë të letërsisë shqipe dhe të huaj, kanë ardhur nën siglën e “Onufrit”.

Sot është 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë, një përvjetor i rëndësishëm jo vetëm për letrat shqipe, por edhe për historinë tonë e cila me Kadarenë ka na ka dhënë modelin më të mirë, të gjenezës sonë europiane.

Në këtë përvjetor, botuesi i tij, njeriu që ka ndarë sa e sa biseda jo vetëm në shëtitjet në Bulevardin e Tiranës, vjen në një rrëfim për raportin e tyre në më shumë se dy dekada…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më  poshtë këtu. 

lajme të ngjashme