Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beshiktash – Maccabi Tel Aviv nuk luhet në Turqi, s’e lejojnë autoritetet

NULL NULL
04.11.2024 22:35

Ndeshja e Europa League në mes të skuadrës turke Beshiktashit dhe asaj izraelite Maccabi Tel Aviv, do të luhet në një terren neutral.

Kjo pas një vendimi nga autoritetet turke, raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv

Ekipi ku luajnë edhe dy shqiptarët, Milot Rashica nga Kosova e Ernest Muçi, nga Shqipëria kishte llogaritur në tifozët e vet më 28 nëntor ku edhe do të luhej ndeshja në Stamboll, por tani kjo i ka ndryshuar planet.

Autoritetet shtetërore turke kanë vendosur ta ndalojnë këtë ndeshje të luhet në Turqi, me marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë që po shkojnë e po ftohen.

Skuadra e Giovanni Van Bronckhorst, ka dalur me një komunikatë zyrtare, duke thënë se ndeshja do të zhvendoset në një terren neutral, për t’i evituar provokimet e mundshme.

Terreni neutral ende s’është vendosur dhe ende nuk dihet nëse do të ketë tifozë të pranishëm.

lajme të ngjashme