Besa Kokëdhima, gati të pushtojë skenën e Eurovisionit NULL NULL 04.05.2024 17:13 04.05.2024 17:13 Besa Kokëdhima Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2024, Besa Kokëdhima është gati për të pushtuar skenën e këtij festivali. Ajo ka ndarë një video nga prapaskenat e përgatitjeve dhe provave, derisa shihej puna kolosale që po zhvillohet nga artistja dhe grupi i saj i punës. Besa do të garojë me këngën “Titan”, teksa festivali organizohet në Malmo të Suedisë. Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit mbahet të martën më 7 maj dhe e dyta, të enjten me 9 maj përpara finales së madhe të së shtunës së 11 majit.